Startup_weekend

Shpërblimet për pjesëmarrësit

by

Deri tani kemi të konfirmuar këta sponzor me këto shpërblime për pjesëmarrësit:

Innovaiton Centre Kosovo
Per vendin e parë në Startup Weekend Prishtina, i cili do të përzgjidhet nga juria profesionale, Innovation Centre Kosovo do të ofrojë një ambient të këtillë të punës për të mbështetur idenë tuaj të biznesit pas maratonës 54 orëshe. Zyreja do të jetë e juaja për shfrytëzim 24 orësh dhe përveç kësaj ju do të keni qasje në sherbimet e konsulencës, shërbimet e trajnimeve dhe në rrjetin e ICK’së.

IPKO Foundation
Shpërblim special për njërin prej tre vendeve të para.

Telegrafi
1. Vendi i parë: 6 muaj nga 300 Euro për marketing (6 x 300 = total 1800 Euro)
2. Vendi i dytë: 6 muaj nga 250 Euro për marketing (6 x 250 = total 1500 Euro)
3. Vendi i tretë: 6 muaj nga 200 Euro për marketing (6 x 200 = total 1200 Euro).

Eleven Start-up Accelerator
Eleven do të ofrojë një shpërlim special për një prej ekipeve që do të përzgjidhet nga Eleven gjatë Startup Weekend Prishtina, dhe do t’iu mundësojë një përpunim më të shpejtë të aplikacioni dhe ftesë për ditën e përzgjedhjes në Sofia, me 28 Nëntor.