sw

Global Startup Battle – çka, qysh, pse?

by

Global Entrepreneurship Week është gara më e madhe në botë e ndërmarrësisë, e cila është lansuar nga Ewing Marion Kauffman Foundation në vitin 2008 dhe deri më sot ka prekur 123 shtete. Java e Ndërmarrësisë Globale është gjithashtu edhe javë e veçantë e dedikuar ndaj innovatorëve dhe krijuesve të vendeve të punës të cilët sjellin në jetë ide, shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik dhe zgjerojnë mirëqenien e njerëzve. Gjatë një jave të muajit nëntor, GEW inspiron njerëzit kudo nëpër botë që të ndërmarrin aktivitete lokale, nacionale dhe globale të dizajnuara pët ë zbuluar potencialin e tyre si innovatorë dhe fillestar.


Global Startup Battle

Kjo është iniciativa ndërkombëtare e Startup Weekend për hater të Global Entrepreneurship Week, dhe është gara më e madhe në botë. Me 9-11 nëntor 2012, kjo ngjarje do të mbahet në Prishtinë, ndërsa në këtë vikend do të ketë evente në më shumë se 130 qytete të botës.
Kush merr pjesë?

Sipas statistikave globale mbi 1,300 ekipe në 130 qytete do të jenë të gatshëm për të ndërtuar një kompani prej zeros, brenda 54 oërve. Më shumë es 10,000 pjesëmarrës do të konkurrojnë me ndërmarrës për të krijuar, shkëmbyer dhe zgjeruar komunitetin global të ndërmarrësve.

Si funksionon?

Secili qytet që po garon në nivel global, përfshirë Prishtinën, do të zgjedh një fitues lokal që do të avancojë në garën Global Startup Battle për të konkurruar me 130 qytete tjera.

1. Ekipet fituese të këtyre eventeve do të garojnë kokë-më-kokë në nivel global
2. Secili ekip ka 24 orë, 90 sekonda kohë prezantimi dhe limit 15 fjalësh për të mbrotur startupin e tyre në një video përshkruese
3. Secila video postohet online dhe votimi global fillon
4. Votimet prej anembanë botës do të vendosin se cilët do të mbesin për në finale
5. Një juri profesionale do të përzgjedh një ekip unik prej 15 startups të zgjedhur paraprakisht nga votimi.

Si votohet?

Nga komuniteti shqiptar presim angazhim maksimal, në përkrahje të fituesit për garën globale. Në momentin që të gjitha videot janë ngarkuar online, organizatori lokal do të përcjellë një link ku mund të shikohen dhe votohen videot. Duke votuar online dhe duke shpërndarë garën në rrjete sociale ju do të kontriboni që të përzgjidhen 15 gjysmë-finalistë që mund të avancojnë një hap më tutje; për tu përzgjedhur nga juria.


Çka mund të fitohet?

1. Udhëtim VIP në Rio De Janeiro për Global Entrepreneurship Congress – sponzorizuar nga Global Entrepreneurship Week.
2. Udhëtim VIP në San Francisco për vizitë në Googleplex dhe për takime me themelues, mentor dhe investitorë – sponzorizuar nga Startup Weekend dhe Google.
3. Pako PR në vlerë prej 5,000$ nga Geben Communication
4. Shërbime dizajni në vlerë 5,000$ nga Btrax
5. Pako ligjore dhe inkorporimi në vlerë 5,000 dollarë nga Cooley LLP
6. Kredit në vlerë 20,000 dollarë për Google App Engine nga Google.
7. Një vit të plotë për tu krenuar se ke fituar garën më të madhe për startup në botë.

Bëhuni gati për ta dërguar skenën e ndërmarrësisë së Kosovës një hap më tej, dhe regjistrohuni tani.