Startup Weekend, mundësi globale për kosovarët

by

Eventi botëror Startup Weekend që synon të lansojë kompani dhe rrjete të fuqishme Brenda një vikendi, këtë vit ka arritur të përhapet në më shumë se 330 qytete në mbi 100 shtete, dhe në nëntor organizata do të bashkojë tërë kapitujt për një garë globale mes 1200 ekipeve anembanë botës, që nënkupton një ngjarje dyfish më të madhe krahasuar me vitin e kaluar.

Në dhjetor të vitit të kaluar Startup Weekend nën organizimin e Innovation Centre Kosovo, zbarkoi për here të pare në Prishtinë, dhe më pas për here të dytë në muajin maj, duke sjellë një frymë të re të cultures së ndërmarrësisë në Kosovë dhe duke shtyrë para rininë që të bashkohen në ekipe për të krijuar biznese të cilat sfidojnë një problem dhe parashtrojnë një zgjidhje. E Prishtinaduket se do të jetë sërish aktive në Nëntor, me ç’rast Innovation Centre Kosovo do të organizojë për here të tretë garën, kësaj radhe si pjesë të garës globale.

Startup Weekend do të ketë një panel të investitorëve të cilët do të zgjedhin një listë prej 15 aplikacioneve/ekipeve më të mira të votuara online, të cilave më pas do t’ju ofrohet mundësia për shpërblime si: udhëtim në Rio De Janeiro për Konferencën Global Entrepeneurship Congress; udhëtim në San Francisco drejt Google Plex për tu takuar me mentor, investitor e PR nga Google si dhe një pako PR nga Geben Communications, shërbime dizajni, ligjore dhe inkorporimi nga Cooley LLP dhe kredit nga Google Cloud në vlerë prej 20,000, si dhe duket se do të ketë shpërblime në vlerë prej 20.000 per Google App Engine apo Google Storage.

Me 9, 10 e 11 Nëntor, të interesuarit për pjesëmarrje në Startup Weekend Prishtina, të cilët mund të regjistrohen online në faqe tonë, do të kenë rastin të konkurrojnë për këto shpërblime, të cilat duket se nuk do të jenë të vetmet duke pasur parasysh se në dy eventet e kaluara tre ekipet e para kanë pasur disa shpërblime mjaft të mira për të startuar një biznes, nisur prej shpërblimeve si iPad e Netbook e deri tek një buxhet marketing në telegrafi.com.