GTUG

Bootcamp praktik për më të fortit

by

Një trajnim tejet praktik, i cili në thelb trajton elementet bazë të zhillimit të softuerit në platformen Android, është edhe Google Bootcamp-i i organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK), si pararëndës inovativ i edicionit të dytë të Startup Weekend Prishtina.

Qëlimi kryesor i Bootcamp-it, që për nga emri të kujton kampet e ushtarëve të rinj ku ata përgatitën me një regjim kërkues, por në këtë Bootcamp pjesëmarrësit nuk do trajnohen me ritëm ushtarak, por këtij ritmi të rreptë e kërkues do i takoj vetëm trajnimi i ofruar nga Milot Shala inxhinieri softuerik kosovar me angazhim në Poken e së shpejti në Nokia.

Njohuritë e ofruara në këtë aktivitet tejet praktik e inovativ prekin bazat e krijimit të aplikacioneve në Android duke nisur nga ideja e deri në instalimin e e aplikacionit në telefon apo ndonjë mjet tjetër të përshtatshëm.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të pajisen me njohuritë e domodoshme për të përdorur mjetet e duhura në ndërtimin e aplikacionit, procesin e zhvillimit, si dhe komponentët bazë për një aplikacion të krijuar me Andoid. Duke korrur këto njohuri nga Bootcamp-i pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të punojnë më shpejt dhe do të jenë më produktiv gjatë Startup Weekend Prishtina.

Axhenda e trajnimit

• Registrimi 09:00 – 09:30
• Ligjërata 09:45 – 10:45
• Pushimi i drekës 11:00 – 12:15
• Pjesa praktike 12:15 – 14:00

Trajneri:
Milot Shala

Shala është një inxhinier softueri i cili aktualisht punon për kompaninë Poken, ndërsa që nga 1 korriku ai do ti bashkohet Nokia-s kompanisë me nam botëror. Në këtë kompani finlandeze ai do të punoj si inxhinier softueri me qëllim të bërjes së botës një vend më të mirë. Shala është Qt Ambasador si dhe e mban titullin “specialist i certifukuar nga Nokia” si dhe është një programues i hatashëm C++. Milotit ia ka ënda të lexoj materiale lidhur me sistemin operativ Linux dhe të hakëroj në kohë të lirë.

Mjetet e domosdoshme për trajnim
Sjellni llaptopin apo smartphone-in tuaj si dhe mos harroni ti keni këto mjete pune:

Android SDK
Eclipse (rekomandohet 3.5)
Android Development Tools (për Eclipse)