trembelat-type

Trembelat, bashkëpuntorët e radhës të SWPrishtina

by

Pas përkrahjes së madhe të marr prej kompanisë BoldUnderline, e cila ka përgaditur çdo dizajn për eventin e kaluar, përfshirë edhe logon bombastike, Startup Weekend është e lumtur që për eventin e radhës në Prishtinë të bëjë të ditur një bashkëpunim tjetër me kompaninë tjetër të njohur nga Kosova, Trembelat.

Trembelat, të cilët sigurishit i njihni për ilustrimet e tyre të famshme dhe për punën e tyre të ndërlidhur me DokuFest, me kompaninë Kujtesa e IPKO, e me klientë vendor e ndërkombëtarë, së fundi ata janë pajtuar që të sjellin në pah talentin e tyre për të krijuar një imazh të radhës në lidhje me ngjarjen Startup Weekend, që kësaj radhe vjen në Prishtinë, me 25-27 maj 2012, në ambientet e Innovation Centre Kosovo.

Startup Weekend mirëpret bashkëpunimin me kompaninë Trembelat dhe gjithsesi pret që të kemi rezultate kreative ashtu siq jemi mësuar me punën e tyre deri tani.